U kapën me kokainë “Duce” dhe mijëra euro, ja sa u dënuan vëllezërit trafikantë

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Gjykata e Comos në Itali, ka dënuar me nga 9 vite burg dy vëllezërit shqiptarë Qazim e Adi Norja, përkatësisht 33 dhe 31 vjeç.
Dy vëllezërit, të cilët përfituan ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, në Mars të këtij viti u kapën me 32 kg kokainë dhe më shumë se 200 mijë euro kesh.
Kokaina u zbulua në një apartament që përdorej nga vëllezërit, e ndarë në 29 paketime. Aty efektivët gjetën edhe paratë të ndara në maceta me nga 10 mijë euro. Në një nga paketimet e drogës, që sipas hetimeve vinte nga Holanda, ishte stampuar mbishkrimi “Duce”.
Vëllezërve iu sekuestrua edhe një makinë që “Opel Astra” të cilën ata e përdornin për trafik