U kap me 70 mijë euro, ja kush është fieraku i dënuar në Itali dhe Zvicër për drogë (Emri)

Një 35-vjeçarë është arrestuar sot nga policia e Fierit, pas kontrollit të ushtruar, në makinën e tij u gjetën 70 mijë euro. Bëhet e ditur se shtetasi i prangosur është Antonio Bregu, 35 vjeç dhe ai u ndalua në lagjen “Kastriot” duke ngarë në gjendje të dehur një automjet të tipit “Range Rover”.

“Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale”, shkruhet në njoftimin paraprak të policisë.

Gjithashtu mësohet se Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike dhe para 2 vjetësh ai ka dalë nga burgu në Zvicër.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet