U kap me 32-mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Rinas azerbajxhanasi

Një shtetas nga Azerbajxhani është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit. Arrestimi i tij u bë për shkak se tentoi për të kaluar 32 mijë dollarë të padeklaruara.

“Specialiste të Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë ndaluar një shtetas azerbajxhanas, i cili ka tentuar të dalë nga Republika e Shqiperisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit me 32 mije dollare te padeklaruara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ndalimit nga strukturat e Antitrafikut ne Dogane, materialet i janë përcjellë Policisë për hetime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet