U kap mat me djalin e deputetit, Olta Boka rrëfen lidhjen e dashurisë

Gjatë verës, aparatet paparaci nëpër plazhe nuk kursyen as Olta Bokën.

Një një prej plazheve të jugut, edhe këngëtarja e njohur e skenës është kapur në momente intime me partnerin e saj, i cili u mësua se është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj.
Edhe pse vetë këngëtarja nuk dha asnjë konfirmim për të, shpejt lajmi u konfirmua, madje më vonë u shkrua se në plane çifti kishte edhe një dasmë.
Megjithatë, këngëtarja ka zgjedhur të jetë e kursyer me jetën e saj private. Ajo nuk ka dashur asnjëherë ta zhvendosë vëmendjen nga profesioni i saj për të “fituar pikë” me lajme rozë, përkundrazi. Por edhe për të respektuar partnerin e saj, i cili nuk është pjesë e showbiz-it.
E ftuar sot pasdite bashkë me vëllanë për të promovuar klipin e tyre të parë “Atij, asaj”, Olta e kishte paramenduar se mund të përballej edhe me pyetje nga jeta private. Ndërsa Rudina i ngacmoi të dy për raportet që vëlla e motër kanë me njëri-tjetrin, për sekretet që ndajnë bashkë, Olta nuk shpëtoi nga pyetja për jetën private. Lidhur me lajmet dhe fotot që qarkulluan vetëm pak muaj më parë në mediat rozë, Olta tha se këtë pjesë ka dashur ta ketë gjithmonë për vete
“Mua më pëlqen të jem e sinqertë dhe jo vetëm me familjen, por kam zgjedhur të jem e siqertë edhe me publikun. Është mësuar se unë tashmë jam në një marrëdhënie dhe kam treguar që jam në një marrëdhënie. Por sa u përket detajeve, nuk kam dashur të flas, duke respektuar partnerin që kam në krah dhe disa parime që kam unë si artiste. Pavarësisht kureshtjes, mendoj që do të ishte më e shëndetshme nëse respektohet kjo pjesë…” – tha Olta ndër të tjera.

E kursyer për të rrëfyer më shumë për lidhjen e saj të dashurisë, Olta tha se ajo e kupton kureshtjen e publikut për të ditur më shumë për personazhet e njohur, por megjithatë është e vendosur dhe, si artiste, nuk do të zgjedhë kurrë të fitojë vëmendje me jetën private, por vetëm me përkushtimin dhe punën për profesionin e saj./Class/

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet