U kap me 300 kg drogë, lihet në burg shoferi grek

Është lënë në arrest me burg shoferi grek i kamionit në të cilin policia meqedonase gjeti 300 kg drogë në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë në Doganën e Bogorodicës.
Në kalimin kufitar në Bogorodicë u arrestua një shtetas i Greqisë, i cili më 28 janar është kapur me mbi 300 kg lëndë narkotike marijuanë, e gatshme për shitje.
I dyshuari, drogën e ka transportuar në makinën “Skania” me targa të Greqisë dhe mendohet se kishte si destinacion final Holandën. Droga është zbuluar nga shërbimet e policisë maqedonase dhe ato të kontrollit doganor të këtij vendi.
Gjykata Themelore e Velesit, të dyshuarit i ka dhënë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet