U infektua nga nëna, shërohet foshnja i prekur me koronavirus

Një foshnjë nga Corbetta i Milanos ka arritur të shërohet nga Covdi-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Marco Ballarini në një postim në Facebook, ku bën me dije se foshnja është vetëm 50 ditësh.

“Sot kemi edhe një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, për të ndjerë edhe më shumë një komunitet të bashkuar”, shkroi Ballarini.

Mesazhi i tij ka vazhduar, duke thënë se në fund cdo gjë do të shkojë mirë. Në euforinë e këtij lajmi, nuk kanë munguar mesazhet e qytetarëve, të cilët u shprehën të lumtur për këtë ngjarje dhe theksuan se do t’ia dalin në luftën e nisur.

Foshnja, i quajtur Leonard ishte infektuar nga nëna e tij, por pas kurimit të specializuar të bluzave të bardha, u shërua tërsisht, duke shkuar në shtëpi.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet