×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U hoq si infermiere dhe zhvati vajzën e pacientes me Covid-19, reagon Prokuroria e Tiranës: Si e mashtroi sanitarja 30-vjeçaren

Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit të sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, dhe bëri të ditur se ka nisur hetimet në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Sanitarja u hoq si infermiere për t’i zhvatur para shtetases Eltjana Sinanaj, dhe ka qenë kjo e fundit që ka bërë edhe kallëzimin ndaj Tire Alldervishi.

Sipas prokurorisë, sanitarja ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere.

Njoftimi i bërë nga prokuroria: 

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020.

Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodhemi para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Aksident në aksin Vlorë-Fier, humb jetën një grua, një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Vlorë-Fier, humb jetën një grua, një tjetër në gjendje të rëndë

Publikuar më 26.01.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë një person, e cila raportohet të jetë grua. Një tjetër person i përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti. Policia ka shkuar në […]

Lexo më shumë

U qëllua me armë zjarri, kush është i plagosuri në Vlorë, porositi atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit (Emri-Foto)

U qëllua me armë zjarri, kush është i plagosuri në Vlorë, porositi atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit (Emri-Foto)

Publikuar më 26.01.2021
Detaje të reja janë bërë të ditura rreth plagosjes së ndodhu...

Detaje të reja janë bërë të ditura rreth plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mësohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Marion Mitro. Mitro ka shkuar në spitalin e Vlorës i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet një person, autorët ia mbathin me “Land Rover” dhe më pas e djegin

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet një person, autorët ia mbathin me “Land Rover” dhe më pas e djegin

Publikuar më 26.01.2021
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku për pasojë është qëlluar një person. Sipas uniformave blu, në spitalin e Vlorës ka shkuar i plagosur shtetasi M.M., i cili është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin […]

Lexo më shumë

I vodhi portofolin pacientit që vdiq nga Covid-19 dhe mori lekët nga banka, arrestohet infermierja e Infektivit

I vodhi portofolin pacientit që vdiq nga Covid-19 dhe mori lekët nga banka, arrestohet infermierja e Infektivit

Publikuar më 26.01.2021
Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së martës infermi...

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së martës infermieren që i vodhi portofolin pacientit të shtruar në spitalin Infektiv, denoncuar në emisionin STOP, pak ditë më parë. Mësohet se e arrestuara është identifikuar si Ronida Hysa, 30 vjeçe, banuese në Durrës, e cila punonte në spitalin Infektiv. Akuzat që rëndojnë ndaj saj janë “Vjedhja” dhe […]

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Publikuar më 25.01.2021
Një aksident i rënë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vl...

Një aksident i rënë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një persona. Paraprakisht bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike, mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N.M. Sipas uniformave blu, ka […]

Lexo më shumë

Kush është “i forti” i Shkodrës që u arrestua sot, i kërkuar edhe në Itali (Emri)

Kush është “i forti” i Shkodrës që u arrestua sot, i kërkuar edhe në Itali (Emri)

Publikuar më 25.01.2021
Ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës 41-vjeçari, Bledar...

Ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës 41-vjeçari, Bledar Cafi, i cili njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës. Mësohet se 41-vjeçari është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga drejtësia Italiane. Ai pritet të ekstradohet në ditët në vijim, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale. Më herët Operacioni […]

Lexo më shumë

U kap me armë zjarri pranë selisë së PS, ja sa vite burg kërkon prokuroria për Vladimir Gjutën

U kap me armë zjarri pranë selisë së PS, ja sa vite burg kërkon prokuroria për Vladimir Gjutën

Publikuar më 25.01.2021
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gju...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën, i cili u arrestua rreth 1 vit më parë pranë selisë së Partisë Socialiste. Gjuta u kap nga gardistët dhe u konstatua që me vete kishte armë zjarri pa leje dhe një shumë të konsiderueshme parash. Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në […]

Lexo më shumë

“I çuam djathë dhe mish derri”/ Përgjimet e Ndraghetas, dalin në skenë shefi i policisë së Tiranës dhe një zv. ministër

“I çuam djathë dhe mish derri”/ Përgjimet e Ndraghetas, dalin në skenë shefi i policisë së Tiranës dhe një zv. ministër

Publikuar më 25.01.2021
Nga përgjimet që Anti-mafia italiane ka bërë ndaj pjesëtarëv...

Nga përgjimet që Anti-mafia italiane ka bërë ndaj pjesëtarëve të klanit mafioz të Ndragheta-s, të cilat kanë bërë investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, del se të gjitha ata janë të bindur se këtu nuk ”bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet”. “Në mënyrë të qartë, ai […]

Lexo më shumë