×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U ekzekutua me silenciator, detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë

Detaje të reja bëhen të dituar mbi ekzekutimin e të riut në Vlorë natën e Fitër Bajramit. Kristian Breshanaj u qëllua për vdekje disa metra larg banesë së tij në minutat e para të 24 majit.

Deri në këto momente policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit, por shoqëroi disa persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Breshanaj, ishte kthyer para 3 muaj nga Belgjika dhe pas kthimit në Shqipëri ai nuk ishte i punësuar, dhe shumicën e kohës e kalonte në shtëpi.

Në minutat e para të ditës së 24 majit, 25-vjeçari po shkontë në banesën e tij, që ndodhet në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se i riu është qëlluar me një armë zjarri me silenciator dhe autorët e krimit kanë qenë të maskuar. I riu është zënë në befasi nga autorët e krimit, të cilët pas ekzekutimit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, pas kryerjes së ceremonisë mortore të 25-vjeçarit dhe gjithashtu ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të zonës.

Kujtojmë se pas ekzekutimit të Kristian Breshanajt, policia gjeti të shkrumbuar një automjet “BMW” me targa greke dhe brenda tij u gjet një armë e llojit kallashnikov.

Aktualisht pistat e hetimit janë fikusuar tek jeta dhe veprimtaria e tij në Belgjikë, por edhe ajo e të vëllait i cili jeton në Amerikë. Kristiani ishte djali i një mjeku të njohur në Vlorë, dhe një tjetër pistë është pikërisht vrasje për shkak të detyrës së të atit.

Në fakt Kristian Breshanaj rezulton se është arrestuar në vitin 2014 së bashkë me shokun e tij Nasho Alushi ndërsa drejtonin një mjet tip “Volkswagen” me targa AA 225 AN, brenda së cilët u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.

Të dy të rinjtë në atë kohë 20 dhe 22 vjeçarë u arrestuan në kushtet e flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID-19/ Arrestohen dy turq në Rinas, nuk duhet të hynin në Shqipëri (DETAJE)

COVID-19/ Arrestohen dy turq në Rinas, nuk duhet të hynin në Shqipëri (DETAJE)

Publikuar më 07.07.2020
Policia e Shtetit ka arrestuar pasditen e sotme në Aeroporti...

Policia e Shtetit ka arrestuar pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit dy shtetas turq të cilët nuk i kishin plotësuar kushtet për shkak të pandemisë së Covid-19 që të hynin në vendin tonë. Bëhet me dije se Policia ka tentuar t’i kthejë mbrapsht dy shtetasit turq, por ata kanë kundërshtuar efektivët e policisë. […]

Lexo më shumë

U fut në det për tu larë, mbytet 60-vjeçarja në plazhin e Durrësit (DETAJE)

U fut në det për tu larë, mbytet 60-vjeçarja në plazhin e Durrësit (DETAJE)

Publikuar më 07.07.2020
Një 60-vjeçare dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në ...

Një 60-vjeçare dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit, në lagjen nr.13. Shtetasja me inicialet F.Zh., 60 vjeçe dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., […]

Lexo më shumë

Trafikonin njerëz në SHBA, gjykata jep vendimin për 8 trafikantët (EMRAT)

Trafikonin njerëz në SHBA, gjykata jep vendimin për 8 trafikantët (EMRAT)

Publikuar më 07.07.2020
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për 8 të pandehurit ...

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për 8 të pandehurit si trafikantë që trafikonin qytetarët për në SHBA. Mësohet se të pandehurit akuzohen me një sërë akuzash si: “Falsifikim të pashaportave ose vizave”, “Ndihmë për kalim të kufirit” si dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Bëhet me dije se shtetasit G.Garupi, H.Ramadani, S.Andoni  janë dënuar […]

Lexo më shumë

Ndërron jetë 62-vjeçari, bie me makinë në Grykën e Këlcyrës (EMRI)

Ndërron jetë 62-vjeçari, bie me makinë në Grykën e Këlcyrës (EMRI)

Publikuar më 07.07.2020
Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Grykën e ...

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Grykën e Këlcyrës teksa ishte duke prerë disa degë peme. Bëhet me dije se 62-vjeçari është identifikuar si Avdyl Merko. Merko ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra. Mësohet se Merkaj ka gjetur vdekjen pasi ka rrëshqitur me makinë, duke u përmbysur në një […]

Lexo më shumë

Kush jep informacion policia e shpërblen, shpallet në kërkim Talo Çela, akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe grabitje me armë

Kush jep informacion policia e shpërblen, shpallet në kërkim Talo Çela, akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe grabitje me armë

Publikuar më 07.07.2020
Është shpallur në kërkim kombëtarë dhe ndërkombëtarë Talo Çe...

Është shpallur në kërkim kombëtarë dhe ndërkombëtarë Talo Çela, i cili akuzohet për një sërë veprash penale. Përmes një deklarate Policia e Shtetit ka bërë me dije se për këdo që ka informacion dhe ndihmon në gjetjen dhe kapjen e Talo Çelës është vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë eurosh. 49-vjeçari nga Elbasani […]

Lexo më shumë

Përfituan 38 000 euro duke mashtruar në Facebook, arrestohen 9 persona, mes tyre edhe dy femra (Detaje)

Përfituan 38 000 euro duke mashtruar në Facebook, arrestohen 9 persona, mes tyre edhe dy femra (Detaje)

Publikuar më 07.07.2020
Policia ka arrestuar 9 persona në Tiranë, si rezultat i oper...

Policia ka arrestuar 9 persona në Tiranë, si rezultat i operacionit të koduar “Transferta”. Shtetasit e arrestuar kanë përfituar rreth 38000 euro nga mashtrimet nëpërmjet adresave në rrjetin social Facebook. Sipas policisë janë vënë në pranga shtetasit E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., […]

Lexo më shumë

Ra aksidentalisht në rezervuar, gjendet i mbytur 53-vjeçari

Ra aksidentalisht në rezervuar, gjendet i mbytur 53-vjeçari

Publikuar më 07.07.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Bilis...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Bilisht. Një 53-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar. Sipas policisë shtetasi me inicialet A. A., rreth 53 vjeç dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në vendin e quajtur “Rezervuari i Sellcave”. Viktima është konstatuar nga familjarët ndërkohë që në trup nuk ka pasur shenja […]

Lexo më shumë

Prostitucion dhe trafik droge, OFL ultimatum tre të fortëve në Berat (EMRAT)

Prostitucion dhe trafik droge, OFL ultimatum tre të fortëve në Berat (EMRAT)

Publikuar më 07.07.2020
Operacioni Forca e Ligjit këtë të martë ka zbarkuar në Berat...

Operacioni Forca e Ligjit këtë të martë ka zbarkuar në Berat dhe i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve për veprat penale shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim i lëndëve narkotike. Shtetasit Lani Duleviç, banues në Berat, Andrea Dinga, banues në Kuçovë dhe Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, si subjekt i Ligjit Special, […]

Lexo më shumë