U ekzekutua me armë zjarri një vit më parë, gjendet autori i vrasjes të shqiptarit

Prokuroria e Francës, pas një hetimi që ka zgjatur disa muaj, ka mundur të zbardhë autorësinë e vrasjes së një shqiptari në dhjetor të vitit të shkuar dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 2 dhjetor 2017 dhe humbi jetën shtetasi shqiptar Endri Lleshi 22 vjeç nga Dibra. Xhandarmëria franceze ka mundur të vërë në pranga vrasësin e dyshuar, një përdorues heroine, i cili pranoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Personi tjetër i plagosur, po ashtu përdorues droge, u akuzua për trafik të lëndëve narkotike dhe pasi ka lënë spitalin, është dërguar në burg.

Mediat franceze kanë raportuar se shqiptarët kanë një zonë nën kontroll, ku shesin lëndë narkotike, kryesisht heroinë. Nga ekspertët është thënë se dibrani Lleshi ka gjasa të ketë rënë pre e vrasjes, pasi përdoruesi i kokainës mund t’i ketë përkuar atij para (zakonisht 100 deri 200 euro), pasi këta persona e kanë të domosdoshme të konsumojnë drogë dhe këtë gjë e bëjnë me anë të grabitjes.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet