
I konsideruar si një nga më të fortët e Lushnjës Orges Bilbili është dënuar me burg përjetë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ditën e sotme. Megjithatë, merita më e madhe i takon efektivit të policisë i cili e vendosi në pranga në prillin e vitit 2020, kur vendi ishte izoluar nga pandemia e koronavirusit.
Deri në atë kohë forcat RENEA kishin organizuar 7 operacione në Lushnje dhe rrethinat e qytetit për të vendosur në pranga Orges Bilbilin, por pa rezultat. Në të gjitha këto operacione të rëndësishme të RENEA-s Orges Bilbili dhe shoku i tij Laert Haxhiu i kanë shpëtuar drejtësisë. Por, gjithçka do të ndryshonte në ‘takimin’ e rastësishëm me efektivin e repartit Shqiponja.
Në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, efektivi i policisë duke qenë kohë pandemie, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Por ai ka kundërshtuar efektivin e policisë dhe ka tentuar të largohet në brendësi të lagjes. Efektivi i repartit Shqiponja i është vendosur pas dhe gjatë ndjekjes 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. Efektivi i ka kërkuar që të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.
Në vitin 2017 Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu vranë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin. Në atë kohë ngjarja e rëndë u konsiderua si “Masakra e Lushnjes”, ku shenjestër ishte vrasja e nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Por ky i fundit arriti t’i shpëtojë atentatit. Me këtë vrasje filluan edhe përplasjet në Lushnjë ku kanë ndodhur disa atentate dhe plagosje përgjatë tre viteve të fundit.
Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim ndërkomëbtar janë njohur si rivalët e nipave të Aldo Bares. Ndërkaq, vrasja e ndodhur në tetor të 2019-së, e Enver Boriçit, dajës së Zamir Latifit të vrarë në 2017-në, dyshohet se qëndronin pikërisht Orges Bilbili dhe Laert Haxhiut, por asnjëherë nuk u gjetën prova.
Me gjithë kërkimet e shumta të RENEA-s, Orges Bilbili nuk u arrit të kapej deri ditën kur u përball me efektivin e Shqiponja i cili arriti të neutralizojë të fortin e Lushnjës, duke bërë që sot gjykata t’i japë dënimin përjetë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply