U dëbua nga banesa, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Dëshpërimi që ka ndjerë teksa u dëbua nga banesa ka bërë që një grua 54 vjeçe me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë dhe dramatike ka ndodhur në Sperlonga të shtetit italian. Gjykata e Apelit në Terracino ka vendosur më 15 janar dëbimin nga banesa të gruas pas konfliktit për trashëgiminë. E ndodhur në këtë situatë jashtëzakonisht të rënduar pas largimit të detyruar nga shtëpia, ajo nuk ka gjetur forca për të vazhduar, duke ndërmarrë vendimin ekstrem vetëm pak metra larg banesës që duhej të braktiste.

Burri e gjeti atë të vetëvarur në kasolle. Prokurori publik ka thënë se trupi i saj duhet të kthehet menjëherë në familje për të lejuar funeralin.

/D.Xh/