
Apeli ka lënë të lira dy prej të arrestuarve, infermieren dhe sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat u akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit.
Mëshohet se Apeli ka ndryshuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në “Detyrim paraqitje” për infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha.
Ndërsa Gjykata e Apelit nuk ka pranuar ankimimet e dy infermiereve të tjera, Mira Bushi dhe Sheqerije Koçit, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit.
Avokatja e infermieres dhe sanitares, Antoneta Sevdari ka thënë para kamerave që prokurori nuk kishte evidentuar veprim apo mos veprim.
“Detyrim për t’u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se tre infermieret dhe sanitarja e Covid 2 u arrestuar javë më parë pasi akuzoheshin si bashkëpunëtore të sanitares Tire Alldervishi, e cila kishte mashtruar familjen e një pacientje të infektuar me Covid-19. Sipas vajzës së viktimës Tirja i kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra, duke u shtirur si infermiere dhe ka premtuar kujdes shtesë për pacienten që humbi jetën në këtë spital.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply