Tyson Fury dërgon në spital Wilder, i rrëmben titullin në raundin e shtatë

Në Las Vegas, janë ndeshur sot në mëngjes me orën europiane Tyson Fury dhe Deontay Wilder. Britaniku Fury ka triumfuar me “KO teknik” pas shtatë raundesh ndaj kundërshatrit, duke dominuar që në raundin e dytë. Gjatë gjithë ndeshjes dhe veçanërisht në raundet 2,4 dhe 7, Wilder ka qenë nën presion të grushtave nga Fury, duke bërë që stafi i tij të ngrejë flamurin e bardhë.

Gjendja e Wilder ishte e rëndë pas shtatë raundesh, pasi disa herë ai përfundoi në tapet. Pas takimit, boksieri ka përfunduar në spital pasi ka pasur hemorragji nga veshi i majtë. ‘Gipsy King’ është kampioni i ri i peshave të rënda në divizionin WBC, duke ia marrë titullin Wilderit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet