Turqia pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare, Erdogan: I marrim këto masa me lejen e Allahut

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se në kuadër të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përderisa numri i vdekjeve nga pandemia në vend u rrit në 92, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim drejtuar kombit, Erdogan tha se “të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar”.

Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale.

Duke theksuar se Turqia ka klasën më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdogan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë dhe të mos frikësohen.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdogan.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 175 vende dhe rajone.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, mbi 585 mijë raste janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 26.500 vdekje dhe rreth 129.500 të shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga ky virus, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pandemi globale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet