Turqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dërgon flotën e ambulancave drejt Tiranës

Foto 1 nga 10 Pas Para

Në kohën kur Shqipëria ka hyrë në “javën e nxehtë” të pandemisë Covid-19, ku aktualisht numri i të prekurve ka shkuar në 174, Turqia i vjen në ndihmë Shqipërisë duke dërguar flotën e autoambulancave të emergjencave civile drejt Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në një njoftim në ‘Facebook’, ku theksoi se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira.

Ndërkohë ditën e djeshme mbërritën edhe baza me materiale mbrojtëse për stafin mjekësor nga Turqia, të cilat Rama tha në mbledhjen online të qeverisë se janë blerë me paratë e akorduara nga buxheti për kohën e luftës.

 MESAZHI I RAMËS

FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA DREJT SHQIPËRISË
#TiNukDoJeshKurrëVetëm

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet