Turqia goditi anijen greke, Athina: Do mbrojmë sovranitetin. “Kërcënon” Erdogan (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para


Incidenti i ndodhur në orët e para të së martës, ku një anije bregdetare turke sulmoi një anije greke të patrullimit pranë ishujve të Egjeut ka përshkallëzuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë.

“Qeveria greke ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit”, tha zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos. Ndërkaq, nuk ka raportime për njerëz të lënduar në të bordet e anijeve.

“Greek Reporter” bën me dije se “Anija greke Gavdos pësoi dëmtime serioze dhe po kryen riparime”. Burime nga autoritetet greke të mbrojtjes thanë se anija Gavdos ishte stacionuar pranë brigjeve të Imisë, kur u godit nga anija turke.

Një burim qeveritar grek foli për gazetën “Proto Thema” duke pretenduar se incidenti ishte përpjekje e llogaritur nga turqit që të fundosnin anijen greke. “Nuk ishte një ngacmim i thjeshtë”, theksoi ai. Në një intervistë për stacionin radiofonik “Alpha 989”, Tzanakopoulos tha se “Athina ka vënë re së fundmi një përshkallëzim të provokimeve turke që përbëjnë një shqetësim të rëndë për ne”.

Ndërkohë, xhiron e mediave greke po bën prej mëngjesit të së martës deklarata e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”. “E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdheniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”- ka thënë ai.

 

Reagimi i Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi një paralajmërim të fortë për Greqinë fqinje, Qipron dhe kompanitë ndërkombëtare që po kërkojnë gaz në Mesdheun Lindor, që të mos kalojnë linjën e kuqe duke shkelur të drejtat e Turqisë.

Paralajmërimi i fortë i Erdoganit u bë gjatë një fjalimi që ai mbajti para ligjvënësve të partisë së tij. “Ne rekomandojmë që kompanitë e huaja të mos kthehen në instrumente që tejkalojnë kufijtë dhe forcën e tyre. Shfaqja e tyre e forcës zgjat deri në momentin që ata do të shohin anijet tona dhe aeroplanët tanë”, theksoi Erdogan në fjalimin e mbajtur.

Të tjera

Abissnet