Turqi-Shqipëri-Itali, ndërpritet një rrugë heroine në port, bllokohen 11.4 kg

Nga Llambi Kallço

Sinjalet se në një kamion të tonazhit të rëndë kishte drogë ka bërë që policia e Portit të Durrësit më në fund të veprojë. Ka qenë qeni anti-drogë që e ka veçuar shpejt mjetin e dyshimtë duke bërë të mundur postimin e tij më pas edhe nga shoferi i moshuar. Kontrolli ka zbuluar lehtësisht, poshtë krevatit të shoferit pakot me heroinë. Janë bllokuar malli, mjeti dhe shoferi, i cili është dërguar menjëherë në pranga. Sinjalet janë nisur në drejtim të Italisë për vendin ku do të mbërrinte kamioni, pasi ai transportonte qese në një biznes të fuqishëm në Firence. Nuk dihet nëse lënda ka patur destinacion edhe ndonjë ndalesë tjetër para set ë shkohet në fabrikën e përcaktuar. Sipas të dhënave dyshimet e para flasin për një grup të fuqishëm trafiku droge që nis në Turqi, kalon nëpër Shqipëri dhe më pas përfundon në Itali për të vijuar më pas në vendet e tjera si Holandë, Gjermani, Belgjikë e Zvicër.

Policia për bllokimin

Rreth 10 kg drogë e fortë e llojit heroinë është bllokuar në Portin e Durrësit gjatë kontrollit që është ushtruar në një nga kamionët e parkuar pranë terminalit të trageteve. Burime policore nga vendngjarja kanë bërë të ditur se ka qenë një informacion i saktë i siguruar nga burime të besueshme që ka bërë të mundur zbulimin e lëndëve të forta narkotike narkotike. Kamioni me targa AA 943 OO i drejtuar nga shtetasi shqiptar Bujar Shazivari banues në Durrës,do të imbarkohej në tragetin e Ankonës, për të pasur më pas destinacion përfundimtar qytetin e Firences në Itali. Në këtë qytet dyshohej se ndodhej një bazë e trafikut ndërkombëtar të drogërave të forta, i cili do të bënte të mundur dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në destinacionet përkatëse.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se fillimisht drejtuesi i kamionit është urdhëruar që ta veçojë kamionin nga mjetet e tjera dhe më pas ta parkojë atë në skanerin e kontrollit të automjeteve.

Pas kontrollit me qen antidrogë dhe Fibroskop, janë vërejtur disa njolla të dyshimta në pjesën e poshtme të krevatit të shoferit. Pas kësaj është urdhëruar çmontimi i pjesëve, nga ku janë zbuluar disa qese me pluhur të bardhë të ngjashëm me heroinën.

Nga kontrolli më i imtësishëm i qeseve ka rezultuar se bëhet fjalë për 10 pako të mëdha dhe një të vogël të mbushura me lëndë narkotike të llojit heroinë. Nga peshimi provizor i lëndës narkotike, bëhet fjalë për rreth 11 kg heroinë, që është ndër sasitë më të mëdha të kësaj lloj droge të kapur në Portin e Durrësit. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje drejtuesin e kamionit shtetasin Bujar Shazivari, i cili ka shprehur mos dijeninë e tij për prezencën e drogës në brendësi të kamionit. Burime policore kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë çështje po bashkëpunohet dhe me autoritetet italiane dhe struktura të tjera për të zbardhur këtë ngjarje, pas të cilës dyshohet për një rrjet të fuqishëm të drogërash të forta. Dyshohet se origjina e drogës është nga Turqia,për të kaluar më pas tranzit nga Shqipëria drejt Italisë (Firence) dhe më pas drejt vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Të tjera

Abissnet