Turqi, arrestohen 32 persona që kanë luftuar për DEASH-in në Siri

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Ekipet e Stambollit për luftë kundër terrorizmit e kryen aksionin në mënyrë paralele në disa adresa në distriktet Bayrampasa, Zeytinburnu, Basaksehir, Esenyurt, Tuzla dhe Umraniye

STAMBOLL (AA) – Gjatë një aksioni antiterrorist të kryer në Stamboll janë arrestuar 32 persona të cilët për DEASH-in kanë luftuar në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Ekipet e Stambollit për luftë kundër terrorizmit kryen operacion në mënyrë paralele në disa adresa në distriktet Bayrampasa, Zeytinburnu, Basaksehir, Esenyurt, Tuzla dhe Umraniye. Operacionin e kanë mbështetur edhe njësitet speciale nga policia. Dyshohet se të huaj e arrestuar, hetimi i të cilëve është në rrjedhë, kanë përgatitur sulm në Turqi.