Turpi i një politikani që ka marrë votën e popullit

Bardhyl Berberi

Disa persona janë në   sytë  e  publikut  më shumë se të tjerët. Politikanët, artistët, yjet e sportit, të ashtuquajturit “të famshëm” dhe zyrtarët e shquar të referuar zakonisht si “figura publike” janë në lupën e vëzhgimit të gjithë shtresave të shoqërisë. Parimisht, të gjithë qytetarët kanë të drejtat e barabarta. Por këta persona gjithashtu kanë ndikim të madh mbi njerëzit në rolin si modele. A nuk justifikon kjo vëzhgime të hollësishme? Kjo në fakt përcakton se figurat publike veçanërisht politikanët në duart e të cilëve varet fati i popullsisë dhe i vendit, kanë më pak mbrojtje ligjore të privatësisë së tyre se sa të tjerët.

Para pak ditësh në një restorant pranë kalasë së Ohrit në cep të lokalit më zunë sytë një politikan të njohur,  i cili ishte duke bërë skena ta papranueshme në një lokal, duke u puthur dhe duke e marrë në prehër një zonjushë të re … ndërkohë që kapa telefonin dhe po bëja një foto familjes sime ai ngrihet me vrull nga tavolina që ishte ulur me zonjushën e re dhe më thotë . -A  ka mundësi të flasim pak jashtë lokalit. Më zgjati paketën e cigareve. – Ndize se janë puro origjinale m`i kanë sjellë nga Kuba , filloj që të mburret ai … -Nuk e pi duhanin ja preva unë. Pasi u përcoll një herë sikur t`i kishte ngecur një arrë në fyt më thotë. – Nuk kam dyshim që ju si gazetar i vjetër  aq më tepër shkrimtar mund të merreni me jetën private të një politikani, por e pata një merak pasi ju e dini që jam i martuar dhe aq më tepër që zonjusha që më shoqëron është në prag të fejesës… Pa folur i ktheva shpinën dhe u futa në restorant dhe u  ula pranë familjes sime … Më ngeli në mend ajo skenë dhe ajo krekosje e tij dhe ajo fytyrë e pafajshme e asaj zonjushës së re që kushedi se çfarë halli kishte  që kishte ngelur si një biftek në pjatën e një politikani hamshor në shkëmbim të një nderi… Desha t`i shkruaj këto rreshta në gazetë për t’i kthyer përgjigjen e munguar atje në atë restorant të Ohrit në këmbët e kalasë…

– Jo zotëri nuk është privatësi perversiteti pasi ajo vota e popullit që ju ka zgjedhur ju, u shikon si model. – A mund të bashkëjetojë modeli i fituar me votën e popullit me perversitetin. – Ju nuk keni asnjë të drejtë kur thoni se me jetën tuaj mund të bëni çfarë të doni?

Ata gëzojnë votën e popullit prandaj populli ka të drejtë legjitime t`i kontrolloj veprimet e tyre publike dhe private, dhe të reagojë në bazë të asaj a është personi përkatës engjëll, djall apo demon. Ai person që jeton në një shtëpi prej qelqi nuk ka të drejtë për të hedhur gurë. Pothuajse të gjithë politikanët tanë të zgjedhur pothuajse gjithmonë “harrojnë” se ata janë të zgjedhur nga populli . Kur dikush është i zgjedhur nga populli është i detyruar të na japi një model emancipues dhe  jo portretin e një kurvari ordiner. Nëse harrojnë ky takëm politikanësh, me apo pa vetëdije, se misioni i tyre është që t`i shërbejnë popullit, në të kundërt  një takëm prej tyre duke shkelur atë që quhet vijë e kuqe, ata vetëm do të kontribuojnë për të  marrë përçmimin e popullit që i ka zgjedhur. Të gjithë e kemi konstatuar se në këtë parlament  ka njerëz të rëndomtë:  Një takëm prej tyre  janë gjysmë analfabetë të pakualifikuar me diploma të dyshimta që qëndrojnë si dekor për hir të bizneseve që kanë në partitë e tyre që i kanë futur me ato listat e famshme duke i mbajtur nën mëngë si asin e letrave te bixhozit Skandalet seksuale të “politikanëve”  kërkojnë dëbimin e menjëhershëm pa kushte nga politika. Politika gjithnjë e më shumë po perceptohet si një karrierë, jo si një besim-nderi ku shpirtrat e zjarrtë luftojnë për idetë e tyre dhe të qytetarëve të tyre. Si një person i zgjedhur apo me një post drejtues në një institucion , politikani duhet të jetë një model në çdo gjë,  dera duhet hapur dhe duhet të përjashtohen pikërisht ata të korruptuarit dhe të dalldisurit pas fustaneve të femrave që japin modelin më të keq dhe diskreditojnë tempullin e të zgjedhurve të popullit. Ky është një turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet