Turpet e militantëve të partive

Dr. Iris Topalli, Kryetare e Forumit Kombëtar të Politikave të partisë ZGJIDHJA

Një inspektor i Policisë së Malësisë së Madhe, u vu në pranga nën akuzën e ngacmimit seksual të një 15-vjeçareje. Polici që përfaqësonte shtetin, ishte hequr nga puna për shkak të dekriminalizimit, por ishte kthyer sërish më vonë nga PS, pasi kishte shërbyer si komisioner i saj në zgjedhje.
Polici tashmë është arrestuar, por ende nuk ka një llogaridhënie përse nënës së vajzës së abuzuar nuk iu mor denoncimi nga policia vendore, por madje u kërcënua që të mos merret me të.

Kjo ndodh ngaqë administrata shtetërore është mbushur me militantë partie dhe jo me profesionistë, të cilët nuk kanë as arsimin e duhur dhe as integritetin moral për pozicionin përkatës të punës. Para disa vitesh, nga veriu në jug të vendit, institucionet shtetërore, bashki, komuna etj…, mbusheshin me militantë të PD-së dhe ishte e kotë të pretendoje një vend pune mbi baza merite, pasi nuk e kishe këtë të drejtë, në momentin që nuk “visheshe” blu! Sot, Rilindja ia ka marrë në kthesë PD-së! 

ZGJIDHJA deklaron se ndëshkimi i disa individëve, duke i larguar nga administrata, është i pavlerë, nëse në vend nuk ndryshon sistemi politik dhe mënyra e rekrutimit të punonjësve të administratës. PS dhe PD, me pushtet të marrë me vota të vjedhura dhe të trafikuara, do të vënë në detyra të rëndësishme shtetërore vetëm militantët që i ndihmuan për të ardhur dhe mbajtur pushtetin. Duhet përmbysur sistemi i korruptuar politik që edhe administrata të mbushet sipas meritokracisë dhe profesionalizmit.
#Zgjidhja#Shqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet