×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Turizëm karantine, Palasa përzë Dhërmiun

Dy stadardet e ligjit në Himarë: Nëse do të bësh plazh shko vetëm te resorti privat. Loja macja-miu mes policëve të lodhur dhe pushuesve që populluan Dhërmiun në fundjavë. Bregdeti vlonjat I shkatërruar nga prishjet, por nuk lejohet të vendoset një ‘tullë’

Nga: Arben Rrozhani

-Ju lutem dilni nga uji! Nuk lejohet të bëni plazh. Largohuni! Tre policë që kanë ardhur nga ana jugore e bregut të Dhërmiut përpiqen të përzënë disa dhjetra turistë në plazhin e Drimadhes. Shqiptarë, italianë dhe rusë kanë shfrytëzuar fundjavën e bukur për të hapur sezonin e plazhit. Qindra punonjës të administratës, duke përfituar nga dita e pushimit edhe të hënën, pasi e diela qëllonte dita e Bajramit, braktisën Tiranën që të premten pasdite. Por kanë mbetur në kurth. Janë në Drimadhe, buzë ujit ngjyrë turkeze, në bregdetin e gjerë të mbushur me gurë dhe nuk lejohen të bëjnë plazh. Fatlumët që erdhën të premten herët patën mundësinë të shijojnë ujin e ngrohtë dhe perëndimin e mrekullueshëm buzë Jonit. Por të shtunën nuk lejohen. Policët dhe pushuesit luajnë si macja me miun. Pushuesit ose futen në ujë për të ‘rrëmbyer’ pak det para se mbërrijë patrulla, ose tërhiqen sa të ikin për t’u kthyur sërish. Policët janë sa të lodhur aq edhe miqësorë dhe mirëkuptues: -Duroni deri të hënën. Mos në vini në pozitë se duhet të raportojmë te inspektori. Nuk përtojnë të flasin me çdo grumbull pushuesish, duke thënë të njëjtat fjalë që të largohen sepse nuk lejohet të bëhet plazh. Japin edhe sugjerime: -Shkoni te plazhi i Gjipesë, se atje nuk arrijmë ne, ose shkoni në Palasë që të jeni në rregull. Shumica e pushuesve kanë ardhur nga Tirana me lejen e marrë në portalin e-Albania, duke deklaruar targën e mjetit, edhe pse leja jepet me fashat orare në mëngjes dhe pasdite, siç ka mbetur prej dy muajsh. Por vonë në mbrëmje merret vesh se kryeministri ka urdhëruar mbylljen e vendit gjatë fundjavës, edhe për zonat e gjelbra siç është Vlora, edhe pse e diela ishte parashikuar ditë faljesh. Sharje, turfullime.

Policët janë këmbëngulës. Zbarkojnë nga një furgon gri me stemë policie, që bën varavingo në rrrugën e pashtruar paralel me bregdetin e Dhrimadhes. Të shtunën nuk lejohet të rrish as në ujë as në breg. Një ditë më pas nuk lejohet larja, por mund të rrish në hije, por jo me çadra në afërsi të ujit. Policët janë miqësorë, këshillojnë, por edhe turistët nuk rebelohen. Bashkohen në një pikë: rregulla koti. -S’kemi ç’të bëjmë, kështu na kanë urdhëruar-thotë me shfajësim polici. Në mesditë, pasi kanë bërë disa ecejake në breg duke përzënë pa sukses njerëzit që kanë paguar hotelet për fundjavën, njërit prej policëve i bie të fikët. I drihet krahu i majtë, i ikën çehrja dhe bie në breg mes dy kolegëve dhe pushuesve të shumtë që mblidhen t’i vijnë në ndihmë. Shokët i heqin jelekun me pajime që i ka shtrënguar trupin, i zbërthejnë këmishën, ndërsa pushuesit i japin ujë që të përmendet. Polici shtatngjeshur merret përkrahësh dhe hipin në furgonin gri. Por aksioni vijon edhe të dielën, me të njëjtën këmbëngulje paqësore dhe me pushuesit që nuk tërhiqen, por u duhet të largohen për disa minuta për të rikthyer. E njëjta skenë disa herë brenda ditës, ku pushimi të ka dalë për hundësh nga rrobat në krah dhe qafa e thyer për të parë nëse po vjen patrulla e policisë. -Shkoni në Palasë, nëse doni të bëni plazh të qetë. Atje nuk shkojmë ne-përsërit njëri prej tyre pa u lodhur. -Pse të vete unë në Palasë te resorti i korçarit, kur kam plazhin në fshatin tim?-pyet një burrë i vjetër policin që ndryshe nga të tjerët e të veshur me uniforma blu, mban një këmishë bojëqielli. Policët janë në hall dhe e dinë se po përdoren për të mbrojtur biznesin pak kilometra më tutje ku qiraja ditore e një vile ka shkuar 1000 euro. Aty janë mbledhur me dhjetra të ardhur nga Tirana që festojnë sikur poshtë Palasës nuk ka COVID. Mos punoni! Turizmi është ende në karantinë dhe do të vuajë gjatë, sepse gjithçka duhet nisur nga fillimi për mijëra biznese bregdetare. Nga Vlora deri në Dhërmi ka vetëm shkatërrime, mbetje interte, gërmadha të pahequra. Afër tunelit të Ujit të Ftohtë, uji i pastër i Jonit është bërë baltë, nga punimet për lotin e dytë të Lungomares.

Bregdeti i Vlorës dhe Radhimës janë plot me pirgje intertesh, shkëmbinjsh që kanë degraduar vijën bregdetare, kashtore të kalbura dhe mbeturina. Drimadhe është më keq. Hekura të mbetur pas furisë së fadromave, gardhe të rrëzuar, trotuare të mbushur me plehra, ajo pak shëtitore një pëllëmbë e shtruar plot me interte dhe togje plehrash. Por gëzohet edhe mes gërmadhave. Mbrëmjen e të shtunës restorantet e Drimadhes kanë klientë të shumtë që darkojnë dhe argëtohen me muzikë live. Në orën 10 të së dielës një inspektor me dosjen blu nën sqetull, shoqëruar nga një efektiv policie shkon në çdo bar dhe hotel duke lajmëruar se nuk lejohet të punohet. Në hotele do të lejohet vetëm shërbimi në dhoma, por jo jashtë. Restorantet nuk duhet të shërbejnë. Policët pyesin burra të nxirë nga dielli që vijnë vërdallë për të rregulluar nëse po punojnë (!). Nuk duhen nxjerrë shezlonet, sepse dukesh që punon. Askush nuk bindet. Madje as kryetari i bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, që vjen për të drekuar në mesditë në restorantin afër rrethrrotullimit të Drimadhes. Kamarieri i një hoteli që është vetëshpallur ekologjik thotë se ka ardhur prej një muaji nga Tirana. Nga marsi ka qenë pa punë. Ka lënë gruan dhe fëmijën në shtëpinë me qira që e ka paguar një më një, ‘pagën e luftës’ nuk e ka marrë dhe puna në Dhërmi është e vetmja mundësi jetese. Hoteli ofron një dhomë çift 65 euro, por në korrik pritet që çmimi të shkojë 140 euro. -Kam marrë borxhe për të jetuar dhe nuk e di kur do t’i shlyej-thotë 26-vjeçari. Shokët e tij në Palasë janë fatlumë, sepse punojnë pa u shqetësuar dhe atje shkojnë 1000 bukë në ditë, sa në pikun e sezonit turistik. Shpresë për sezonin? Kamarieri ngre supet. Çmimet do të jenë më të shtrenjta se vitet e tjera. Qeveria po hedh idenë e fundjavës pa makina dhe njerëzit mund të ikin përballë ku duken ishujt e Korfuzit dhe Othonoit. Greqia i ka hapur plazhet për të përfituar sa më shpejt nga etja e pushuesve të lodhur nga izolimi. Mesditën e të hënës në qafën e Llogarasë nuk ndalon asnjë makinë. Te bar-restorant ‘Noeli’ i vetmi ‘klient’ është roja. Janë kthyer prej një jave në punë, por njerëzit qëndrojnë më as për kafe. -Zoti qoftë me ne se robi nuk është-thotë roja i ngrysur, që ndjek me sy makinat që vetëm kalojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë

Kosova dhe Rama!

Kosova dhe Rama!

Publikuar më 06.07.2020
Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si ask...

Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si askush për Atdhe, të vdesim për Atdhe, por nuk kemi ditur kurrë të negociojmë për pushtet dhe për marrëveshje ndërkombëtare. Të gjithë ish republikat jugosllave, disa edhe me shumicë sllave, sot janë të pavarura e formalisht kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Serbinë. Kosova, territori […]

Lexo më shumë

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Publikuar më 04.07.2020
Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krij...

Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krijohet vetëm për të krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato. Baza e demokracisë fillon që tek zgjedhjet parlamentare (kjo në rastin e republikave parlamentare). Nëse zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i përbërjes së parlamentit është për pasojë antidemokratik dhe respektimi […]

Lexo më shumë

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Publikuar më 03.07.2020
Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, p...

Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, prej hiçit po shkojnë drejtë gjithçkaje pa pasur asnjë merite sociale apo intelektuale. Këta hiça që sot posedojnë gjithçka janë pasuruar dhe janë kthyer elitë sociale përmes angazhimit politik duke abuzuar me detyrën dhe me përfaqësimin që ju kanë besuar qytetarët përmes […]

Lexo më shumë

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë