Tunizi, mbi 500 të arrestuar pas tri ditë protestash

Autoritetet në Tunizi thonë se më tepër se 500 vetë janë arrestuar pas tri ditësh me protesta të dhunshme kundër masave të ashpra ekonomike të qeverisë. Forcat e sigurisë u vendosën në disa qytete për të qetësuar demonstratat, që filluan të hënën, si përgjigje ndaj rritjes së taksave, të përfshira në buxhetin e ri qeveritar.

Në fillim të javës protestuesit hodhën bomba artizanale me benzinë tek një shkollë hebraike në ishullin turistik Gjerba. Tunizia ka patur një papunësi kronike dhe korrupsion të lartë shumë vite para se të rrëzonte nga pushteti diktatorin Zine El Abindine Ben Ali në vitin 2011. Kjo ngjarje shërbeu si nxitje për lëvizjet popullore të Pranverës Arabe në mbarë Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Tunizia shihet si vendi i vetëm demokratik, me një histori suksesi në mesin e vendeve ku qytetarët u ngritën në protesta kundër udhëheqësve autoritarë. /Zëri i Amerikës/

Të tjera

Abissnet