
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar, ka bërë të ditur shefi i stafit të saj.
Sipas mediave të Kosovës, shefi i stafit të presidentes në detyrë, Faton Peci, ka thënë se po bëhet një fushatë e egër ndaj saj.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Peci publikoi një kërcënim që është bërë në adresë të Osmanit. Pos armës së gjatë, komentuesi ka lënë edhe mbishkrimin me dëshirën e tij: “Trutë në tokë t’i kisha qitë”.
Kërcënimi është bërë në profilin e Osmanit.
Peci thotë se ajo ka tejkaluar nivelin e kërcënimeve.
“Fushata e egër kundrejt u.d. presidentes ka që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, ka shkruar Peci.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply