Trump u dërgon një video-falënderim vendeve që nuk iu bashkuan rezolutës kundër SHBA (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në New York, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Nikki Haley ashtu siç kishte premtuar organizoi një pritje, “Falënderim për miqësi”, për 64 vendet që nuk ju bashkuan rezolutës kundër vendimit të presidentit Trump, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet.
Në këtë event të rëndësishëm, shqiptarët për herë të parë si komb ishin seleksionuar dhe veçuar, si pasojë e votës së qeverisë Rama, që u hodh kundër aleatit të madh. Në mbrëmje ishte e ftuar konsulli i Kosovës në New Jork, Teuta Sahatqiu, por jo ambasadorja jonë në OKB, Besiana Kadare.
Të pranishmit (përfaqësues të 64 vendeve që votuan kundër, abstenuan, apo nuk morën fare pjesë në votim) i përshëndeti nëpërmjet një video-mesazhi falënderues, edhe presidenti Donald Trump.
“Midis Izraelitëve dhe Palestinezëve nuk ka asnjë arsye, pse paqja nuk duhet të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerë si ju, për një të ardhme me paqe dhe perspektivë për rajonin, për njerëzit, për gjithë botën. Faleminderit, Zoti ju bekoftë dhe kalofshi një Vit të Ri sa më të mirë”!

Të tjera

Abissnet