Trump: Të mbyllen hapësirat në marrëveshjen bërthamore me Iranin

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi dje një marrëveshje me evropianët për të mbyllur hapësirat e tekstit të vitit 2015 mbi bërthamoren iraniane, në të kundërt SHBA-ja do të tërhiqet nga ky angazhim ndërkombëtar.
“Ky është shansi i fundit. Në mungesë të një marrëveshje të tillë, SHBA-ja nuk do të pezullojë sërish sanksionet kundër Iranit që të qëndrojë në marrëveshjen mbi bërthamoren iraniane”, paralajmëroi presidenti amerikan në një komunikatë.
“Nëse në çdo çast vlerësoj se një marrëveshje e tillë nuk është brenda mbikëqyrjes tonë, do të tërhiqem nga marrëveshja menjëherë”, kërcënoi ai.
Nga ana tjetër, Thesari amerikan vendosi sot sanksione të reja të shënjestruara kundër 14 personave apo subjekteve iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut.