Trump përsërit dyshimet se është përgjuar gjatë fushatës

Trump përsërit dyshimet se është përgjuar gjatë fushatës

Presidenti amerikan përsëri të enjten hetimet që po zhvillohen ndaj fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Ai tha se sulmet janë krejtësisht personale dhe të motivuara në mënyrë të qartë politikisht

Presidenti amerikan sulmoi përsëri të enjten hetimet që po zhvillohen ndaj fushatës së tij presidenciale të vitit 2016, duke lënë të kuptohet se akti që autorizonte ligjin për zbulimin amerikan ishte shfrytëzuar për “të survejuar keq dhe për abuzuar” procesin për zgjedhjen e tij, shkruan Zëri i Amerikës. Trump nuk dha fakte se ka pasur përgjime. Por ai tha se “Akti Për Survejimin e Zbulimit të Huaj mund të jetë përdorur për të vëzhguar fushatën e tij, krahas me ndihmën e dosjes së rreme dhe të diskredituar të hartuar nga operativë të paguar nga rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, për të mbledhur informacione mbi lidhje të mundshme të fushatës Trump me Rusinë. Në komentet që bëri në Tëitter lidhur me fushatën e tij që përfundoi 15 muaj më parë, zoti Trump citoi një sugjerim të emisionit të tij preferuar të mëngjesit “Fox and Friends”, duke thënë se ka një “dosje me spiunime për fushatën Trump. A përdori FBI-ja shërbimet e zbulimit për të ndikuar tek zgjedhjet?”, duke ju referuar Byrosë Federale të Hetimeve, që është agjencia kryesore e hetimeve kriminale që kanë Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump po ashtu shtroi pyetjen retorike: “A i paguan gjithashtu rusët demokratët, apo Clinton? Ku janë fshehur, apo zhdukur serverat kompjuterikë të Komitetit Kombëtar Demokrat? Ku gjenden emailet e Hillarit mashtruese? Çfarë rrëmuje!” Disa muaj më parë, Trump e pati akuzuar ish presidentin Barack Obama për përgjime në zyrat e fushatës së tij në Kullën Trump në Nju Jork, një pretendim që u hodh poshtë si i pavërtetë nga zyrtarët amerikanë të zbulimit. Zoti Trump i bëri këto komente për aktin e survejimit, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve pritet të enjten të votojë për një pjesë të rëndësishme të ligjit, që i lejon Agjencisë Kombëtare të Sigurisë që të grumbullojë tekste dhe emaile të të huajve jashtë vendit pa autorizim, edhe kur ata komunikojnë me amerikanët. Udhëheqësi amerikan tha se me gjithë shqetësimet e tij lidhur me mundësinë e survejimit të fushatës së tij, ai mbështet rinovimin e ligjit të përgjimeve. Ai tha se votimi në Dhomën e Përfaqësuesve ka të bëjë me “survejimin jashtë vendit të njerëzve të ligj. Ky ligj na duhet”- tha Presidenti. Trump shtoi nuk duken gjasa që të intervistohem nga Mueller. Presidenti amerikan Donald Trump tha se “nuk duket të ketë gjasa” që ai të intervistohet nga prokurori i posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin që po bën zoti Mueller ndaj akuzave se fushata presidenciale e zotit Trump ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë. Sipas disa njoftimeve, zoti Mueller u ka thënë avokatëve të Presidentit Trump se ekipi i tij do të donte ta intervistonte presidentin si pjesë e hetimit. Zoti Trump e ka quajtur hetimin një “manovër e demokratëve”. “Meqë nuk ka patur ndonjë bashkëpunim të fshehtë dhe askush nuk ka gjetur diçka të tillë, duket se nuk ka fare gjasa për t’u intervistuar.” Zoti Trump i bëri komentet të mërkurën në një konferencë shtypi, pas një takimi me kryeministren norvegjeze Erna Solberg. Zoti Trump e ka quajtur hetimin një “manovër e demokratëve”. Deri tani, hetimi ka rezultuar në një padi ndaj ish-drejtuesit të fushatës së zotit Trump, Paul Manafort dhe një pranim fajësie nga ish-këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Flynn. Po dje, Presidenti Trump e quajti hetimin “gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë amerikane”. Zoti Trump sulmoi gjithashtu ashpër Senatoren Demokrate të Kalifornisë, Dianne Feinstein, e cila publikoi të martën tekstin e një interviste që dha në senat në muajin gusht kreu i kompanisë Fusion GPS, Glenn Simpson. Fjala është për kompaninë e cila hartoi dosjen që përmbante aludime për një bashkëpunim të fshehtë mes fushatës presidenciale të zotit Trump dhe Rusisë. Firma e zotit Simpson punësoi ish-agjentin britanik Christopher Steele, për hartimin e dosjes. Kërkimet për dosjen u financuan nga demokratët, duke përfshirë fushatën e rivales së zotit Trump në zgjedhje, Hillary Clinton. Zoti Trump ngul këmbë se hetimet rreth një bashkëpunimi të fshehtë me Rusinë janë një justifikim i demokratëve për të shpjeguar fitoren e tij ndaj zonjës Clinton.

Trump: Mund të kthehemi në Marrëveshjen e Klimës të Parisit

 Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë deklaroi se vërejtja e tij themelore për Marrëveshjen Klimatike të Parisit është që në të në mënyrë të padrejtë trajtohet SHBA-ja. Ai theksoi se nëse arrihet marrëveshje më e mirë, Uashingtoni mund të bindet sërish t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshje. “Marrëveshja është shumë jokorrekte ndaj SHBA-së”, deklaroi Trump në një konferencë për media me kryeministren norvegjeze Erna Solberg. Ai thotë se nuk ka problem për marrëveshje për klimën, por se Marrëveshja e Parisit është “marrëveshje e keqe”,  duke komentuar se kjo është edhe një në serinë e marrëveshjeve të këqija të cilat i ka lidhur Barak Obama. Duke sqaruar vendimin e tij në qershor të vitit të kaluar, Tramp tha se zbatimi i marrëveshjes do t’i kushtojë SHBA-së triliona dollarë  dhe qindra mijë vende pune të humbura industriale, me ulje masive të prodhimit të letrës, çimentos, hekurit dhe çelikut, qymyrit dhe gazit natyror. E dakorduar në vitin 2015, Marrëveshja e Parisit e nënshkruar prej pothuajse 200 shteteve në vitin 2016, konsiderohet si sukses i madh nga presidenti paraprak Barak Obama. Qëllimi i saj është në mënyrë drastike ta ulë dyoksidin e karbonit dhe gazrat e tjerë nga konsumi i lëndëve djegëse fosile, me qëllim që të ngadalësohet ngrohja globale. SHBA-ja u zotua se deri në vitin 2025 do t’i ulë emisionet deri 28 për qind nga niveli i vitit 2005. Kina për momentin është emetuesi më i madh i dyoksidit të karbonit në botë, ndërsa SHBA-ja është menjëherë pas saj.

 

Të tjera

Abissnet