Trump i përgjigjet Kim Jong Un: I çmendur që nuk e ka problem të vrasë apo vdesë urie popullin e tij

Publikuar më 22. 09. 2017 nga Bleona Metushi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas deklaratës së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për median shtetërore se presidenti Donald Trump do paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij në OKB.

Trump në fjalimin e tij në OKB u shpreh qartë se nëse Koreja e Veriut do të vazhdojë me kërcënime për Amerikë, ai do e shkatërrojë plotësisht. Sot me anë të një postimi në ‘Twitter’ Trump thotë se Kim Jong Un është një i çmendur që nuk e ka problem të vrasë popullin e tij.

Postimi

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka problem të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij do të testohet si kurrë më parë”, shkruan presidenti amerikan.

Fjala e Kim Jong Un
“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut do të ndërmarrë masat më të forta,”