Trump i ofron ndihmë Putinit

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë autoritetet ruse rreth hetimeve mbi rrëzimin e avionit “An-148” në rajonin e Moskës, ka deklaruar Presidentit i SHBA, Donald Tramp.

Gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ai i shprehu ngushëllime homologut rus duke shtuar se Washingtoni është i gatshëm të ndihmojë në procesin e hetimit, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Avioni i kompanisë “Saratov Airlines” është rrëzuar më 11 shkurt afër fshatit Stepanovskoje të Ramenskit, vetëm disa minuta pasi është nisur nga Aeroporti “Domodedovo”.

Nga 65 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të  ekuipazhit, Agjencia e lajmeve TASS, ka bërë të ditur se nuk ka të mbijetuar

Të tjera

Abissnet