Trump: Krishtlindjet bëjnë njerëzit e lumtur

Publikuar më 25. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar të gjithë amerikanët dhe mbarë njerëzit në tokë për festën e Krishtlindjeve. Ai tha se sheh njerëz të gëzuar dhe kjo e bën të lumtur

Dionis Xhafa

Kur presidenti amerikan Donald Trump u bë numri një i Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016 ka premtuar se do ta bëjë Amerikën prapë të madhe. Në mbrëmjen e së dielës, në atë që duket qartë se është një vigjilje e bukur e Krishtlindjeve, në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, kreu i shtetit amerikan tha se e sheh vitin e suksesshëm. “Njerëzit janë krenarë dhe mund të thonë sërish Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar presidenti në rrjetet sociale. “Unë jam krenar që kam udhëhequr presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet”, Trump ka vënë theksin në faktin se i pëlqen që amerikanët dhe thuajse të gjithë njerëzit janë të gëzuar në këto krishtlindje dhe ka shtuar se pëlqen festat dhe aromën e tyre. “Jemi pra në një festë shumë të bukur. Unë kënaqem kur i shoh njerëzit se ata kanë një punë, kanë gëzime familjare dhe ndihen vërtetë mirë”, ka thënë ndër të tjera numri një i Shtëpisë së Bardhë. Ai shtoi se sheh njerëz që kanë kreativitet, që pikturojnë dhe kanë edhe bredhin e tyre të festës tradicionale e se e gjitha kjo krijon atmosferën festive dhe të bukur të fundit të dhjetorit dhe të festave. Më parë ishte Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie që ishin bërë bashkë dhe ishin me fëmijë nga mosha 5 deri 11 vjeç dhe se së bashku uronin, duke treguar edhe udhëtimin e babagjyshit që shëtit mbarë globin, shkruan Foks News. Trump gjithashtu ka komunikuar edhe me ushtarët dhe me trupat ushtarake të SHBA-ve, të cilët do të duhet të kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit. “Sot dhe për çdo ditë ne jemi mirënjohës pa fund për ju djem dhe për familjet tuaja”, iu tha Trump ushtarakëve teksa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë e se komunikonte në mënyrë të rregullt me ta. “Familjet tuaja kanë qenë përherë të jashtëzakonshme. Ju jeni liderë të vërtetë të Amerikës. Jeni thjesht dhe vetëm të jashtëzakonshëm”, ka thënë Trump. Presidenti po i drejtohej anëtarëve të Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Trupave të Marinës dhe Gardës Bregdetare të stacionuar në Katar, Kuvajt dhe Gjirin e Guantanamos, Kubë dhe patrullonte Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e Mesme. Presidenti përshëndeti çdo degë të forcave të armatosura, duke filluar me ekipin luftarak të “Brigadës së Hekurt” të Ushtrisë në Kuvajt, të cilin ai tha se po kryen një “mision vital” duke bashkëpunuar me ushtritë e Irakut, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë. Ai tha se një grup pune me bazë ajrore në Kuvait, Ushtria Detare të Korpusit, ka siguruar më shumë se 4000 orë fluturimi të mbështetjes së fushatës së ajrit kundër grupit të Shtetit Islamik dhe ai falënderoi marinarët në bordin e USS Sampson për mbrojtjen e “pasurive me vlerë të lartë” në ngushticën e Hormuzit. Trump gjithashtu veçoi skuadrën e 69-të të bombës ekspeditare të Forcave Ajrore në Katar për përfshirjen e më shumë se 700 trupave të IS dhe talibanëve në pesë vende të veçanta dhe fituese të dy trofeve në një konkurs bombash ajrore. Ai nxori më së shumti lëvdata në Rojën Bregdetare, gjë që i bëri përshtypje operacioneve të shpëtimit gjatë një sezoni shkatërrues stuhie. “Ju keni bërë një punë kaq të jashtëzakonshme në Teksas dhe Florida dhe Porto Riko,” tha Trump. “Shumë republikanë janë shumë të lumtur, por, më duhet t’ju them, populli i Floridës, Teksasit, Porto Riko dhe shumë shtete të tjera janë edhe më të lumtur. Presidenti tha se punën që bëjnë ata e vlerëson shumë, duke shtuar se kanë fatet e kombit në duart e tyre. “Djema, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Vërtetë që keni qenë të tillë dhe nuk mund ta mohojë askush këtë gjë. Ju keni shpëtuar mijëra dhe mijëra vetë teksa kanë qenë në luftë, aty pa bukë dhe vaj, në kushte të vështira dhe ju jeni heronjtë e vërtetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto Krishtlindje janë vërtetë të bukura”, tha Trump.

Gëzuar për ushtarakët

Në fund të mesazhit të tij, Donald Trump tha se uron të gjithë amerikanët, kudo ata ndodhen edhe gjithë njerëzit në glob, por se urimin më të sinqertë e ka për ushtarakët që janë duke i shërbyer Amerikës në Lindje të Mesme dhe kudo ata hasin vështirësi të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Ai tha se janë disa njerëz që janë duke qëndruar në kushte të ftohta atmosferike, larg atdheut dhe në shërbim të vendit e se janë duke përballuar edhe mallin, vetëm për t’u bërë një ditë Amerika. “Çdo zemër amerikane iu është mirënjohëse. I lutem perëndisë që të përgjërohet për ju dhe për familjet tuaja”. Presidenti më tej ka vazhduar me ritualet e zakonshme. Trump nuk ka harruar të fshikullojë mediat, teksa tha se ata gënjejnë në një masë të madhe, se shpërndajnë edhe lajme të rreme. Trump kaloi më tej disa orë duke luajtur golf në klubin e tij privat në Uest Palm Beach. Më vonë Trump hëngri darkën e Krishtlindjeve me familjen e tij, përpara se të shkonte te shërbesa e adhurimit me zonjën e parë në kishën episkopale në Palm Beach ku ata u martuan në vitin 2005. Kreu i shtetit amerikan ka uruar qe festa të shërbejë për sa më mirë, njerëzit të jenë sa më të gëzuar, ata të falin dashuri sa më tepër për njëri – tjetrin dhe të mund të gëzojnë pranë vatrave të tyre familjare.