Trump anulon vizitën në Londër, kryqëzon Obamën për ambasadën

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka anuluar vizitën e tij në Londër, që planifikohej të zhvillohej muajin e ardhshëm.

Presidenti amerikan do të ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të ambasadës së re amerikane, me ftesë të Mbretëreshës.

Përmes një postimi në “Facebook” Trump jep arsyet e anulimit të vizitës, duke lëshuar akuza në drejtim të ish-presidentit Obama.

“Arsyeja pse po e anuloj vizitën time në Londër është ngase nuk jam një tifoz i madh i administratës Obama, që shiti për hiç gjë ambasadën që shtrihej në një zonë të mirë gjeografike dhe më e këndshmja në Londër për të ndërtuar një tjetër shumë më larg qendrës për 1,2 miliardë dollarë’. Marrëveshje e keqe”, shkruan Trump në një postim të orëve të vona “Twitter”.