Tropojë, arrestohen në flagrancë dy shtetas, ja arsyet

Policia rrugore bën të mundur arrestimin e dy shtetasve në aksin rrugor Barjam Curri-Fierz. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Admir Mugeci, banues në fshatin Gegëhysen, Tropojë i cili është arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur “Buajn” pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa shtetasi i dytë i arrestuar nga policia është  38-vjeçari Halil Hysenukaj, banues në fshatin Kërrnaje, Tropojë është arrestuar në hyrje të qytetit Bajram Curri pasi dyshohet se ka aksidentuar për vdekje shtetasin me iniciale Sh.B., 58 vje♪5banues në fshatin Paqe, i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me mjetin.

Njoftimi i plot i policisë:

Specialistët e Shërbimit të Trafikut Interurban dhe Urban, në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin;

Admir Mulgeci, vjeç 40, banues në fshatin Gegëhysen, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Bajram Curri-Fierz në vendin e quajtur  “Bujan”, u kap nga shërbimet policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale”Drejtimi i automjetit në gjendjë të dehur”, parashikuar nga  neni 291 i Kodit Penal.

Gjithashtu u kap dhe arrestua shtetasi;

Halil Hysenukaj, vjeç 38, banues në fshatin Kërrnaje, Tropojë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi më datë 07.11.2018,  në aksin rrugor Bajram Curri-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubish”,  në hyrje të qytetit Bajram Curri,  dyshohet se ka aksidentuar për vdekje shtetasin Sh.B., vjeç 58,  banues në  fshatin Paqe, Tropojë, ku është larguar më pas nga vendi i ngjarjes së bashku me automjetin.

Nga veprimet hetimore rezulton se është autori i dyshuar i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u bë bllokimi i automjetit tip “Mitsubish”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit ”, të parashikuar nga nenet 290/3  dhe 273 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet