Tropoja vatra e re e koronavirusit, një mësuese dhe punonjësi i SHISH-it të infektuar

Tropoja është vatra e re e koronavirusit, duke zgjeruar kështu hartën e të infektuarve në Shqipëri. Zgjerimi I hartës u bë I ditur në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, nga Eugenga Tomini.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë”- tha ajo.

Ndërsa Abc news shkruan se të infektuarit janë çift bashkëshortesh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit. Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet.

Burri që është infektuar nga Koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi.

Kujtojmë se numri të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 174, nga 146 që ishin dje.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane           102 raste

– Durres           10 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhine   2 raste

– Fier               18 raste

– Kavaje          4 raste

– Korce            11 raste

– Vlore            5 raste

– Shkoder        3 raste

– Lezhe            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Kruje            1 rast

-Tropoje          2 raste

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet