Tronditet Zvicra, shqiptari vret gruan dhe kunatën

Një shtetas nga Kosova me banim në Zvicër ka tronditur shtetin zviceran. Shtetasi R.B ka vrarë bashkëshorten Alma B. dhe një tjetër grua nga rrethi familjar i tij

Dionis Xhafa

Policia zvicerane e kantonit Aargau në mëngjesin e së hënës në Hausen të Zvicrës ka gjetur dy femra, që ishin të vrava. Një informatë të tillë e ka konfirmuar policia përmes gazetës „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Bëhet fjalë për një vrasje. Për momentin, në Hausen janë mobilizuar forca policore. Në një godinë janë gjetur dy kufoma të femrave. Vrasësi i dyshuar është një kosovari arrestuar 54-vjeçar. Informata shtesë janë dhënë më pas. Viktimat janë dy gra të rritura, të cilat sipas njoftimeve të para janë nga rrethi familjar i vrasësit të dyshuar. Sipas policisë zvicerane, njëra nga gratë e vrara është bashkëshortja e tij 38-vjeçare. Identiteti i viktimës së dytë do të duhet të sqarohet. Edhe ajo është nga rrethi familjar i vrasësit. Për të sqaruar rastin më hollësisht, Prokuroria Brugg-Zurzach ka urdhëruar obduksionin e viktimave. Motivi dhe arsyet e gjakderdhjes mbeten ende të paqarta. Bëhet me dije se viktima e dytë është kunata e vrasësit të dyshuar. Shqiptari i dyshuar për këtë krim të tmerrshëm është me inicialet R.B. Gruaja e personit të vënë nën akuzë për dy vrasje quhet Alma B. Ky ka qenë një krim i rëndë që ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, që më së shumti janë të shqiptarë të Kosovës ata që jetojnë në shtetin zviceran. Ajo gjë e cila mbetet e paqartë për policinë është fakti se përse ka ndodhur kjo ngjarje makabre. Tashmë personit të arrestuar i mbetet që të përgjigjet përpara gjykatës në lidhje me atë që ka kryer, dy vrasje të gjinisë femër. Kosovari u dërgua në paraburgim dhe se kur të mbarojë masën paraprake të sigurisë më tej do të gjykohet në lidhje me aktin barbar të kryer.

Precedentët e diasporës

Kjo nuk është hera e parë që në diasporën shqiptarë bëhen krime të tilla. Më herët edhe një rapsodist kishte vrarë gruan, vajzën dhe më pas edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin e Gjermanisë. Thuhet për atë ngjarje të mëhershme në diasporë se vrasjet dhe vetëvrasja ka ndodhur për shkak të “nderit”. Nëse për atë rast po të rëndë u mësuan arsyet, për këtë tashmë ende nuk ka të tilla.

 

 

Të tjera

Abissnet