Tronditet Vlora, vritet kreu i Njësisë Administrative Kotë (Emri)

Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Selenicë të Vlorës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur në fshatin Kotë, të zonës së Selenicës.

Viktimë ka mbetur Fatmir Hodo.

Ai është qëlluar me çifte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

Fatmir Hodo është kreu i Njësisë Administrative Kot, i zgjedhur në vitin 2015. Hodo është qëlluar në qendër të fshatit dhe autori dyshohet të jetë banor i kësaj zone.

15:30- Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë.

Agresori dyshohet se është A.D 43 vjeç nga fshati Gumenicë. Uniformat blu informuan se autori i dyshuar është vënë në ndjekje. Ai ka qëlluar ish-kreun e njësisë administrativë Kotë me çifte.

15:39- Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A. D., rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet