Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri Fatbardh Lici, dyshohet hakmarrja (VIDEO)

Një vrasje ka tronditur sot Shkodrën. Një burrë 53 vjeç i quajtur Fatbardh Lici u vra me armë zjarri këtë mëngjes, e premte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile”. Ai ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në një rrugë kryesore në Unazën perëndimore, kur dhe u qëllua për vdekje. Autori ka lëshuar 15 plumba automatike ndaj 45-vjeçarit dhe më pas është larguar duke shfrytëzuar rrugica dytësore nëpër qytet. Mësohet se autori i dyshuar ka qenë i maskuar. Nuk ka informacione akoma nëse arma e përdorur ka qenë pistoletë apo kallashnikov.

Policia ka informuar se në lagjen “Dobraç” është gjetur një makinë tip “Benz” duke u djegur dhe dyshohet se është përdorur në momentin e krimit. Forcat e policisë bënë krehjen e zonës dhe ngritën disa pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja do t’u sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë. Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Pista kryesore mbetet e hakmarrjes. Viktima është vëllai i këshilltarit bashkiak të Shkodrës Mustafa Licit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet