Tronditet Londra, fugoni futet në mes të turmës, 1 i vdekur, disa të plagosur

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Londra është tronditur sërish nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku gjatë orëve të mëngjesit të sotëm një fugon është futur në turmën me njerëz, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

Sipas mediave vendase, një burrë ka humbur jetën dhe tetë persona të tjerë janë plagosur, pas futjes së fugonit në një turmë me njerëz, pranë një xhamie në veri të kryeqytetit të Anglisë.

Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB) ka deklaruar se fugoni qëllimisht po përplaste besimtarët, ndërkohë që e ka quajtur këtë një “manifestim i dhunshëm i Islamophobia”.

Gjithashtu MCB-ja ka bërë thirrje për forca shtesë sigurie rreth xhamive.

/D.T/