Tronditet Kukësi, kapiteni Shameti largohet nga skuadra

Në prag të nisjes së Superligës dhe pak ditë nga finalja e Superkupës skuadra e Kukësit merr një goditje.

Kapiteni Ylli Shameti, shtylla e ekipit në mbrojtje,  ka bërë me dije përmes një deklarate largimin nga skuadra.

Pak ditë më parë drejtori i klubit, Nderim Nexhipi, kishte bërë të ditur se Shameti do të vazhdonte të ishte pjesë e skuadrës së Shpëtim Duros. Por të kundërtën ka bërë mbrojtësi, që zyrtarizoi “divorcin” duke na lënë të kuptojmë se nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

Postimi i Ylli Shametit

Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti qe te ndahem nga FK.KUKESI! Deshira ishte qe ta mbyllja karrieren ketu por?? Arsyet??? Koha i tregon te gjitha! Shameti ka akoma per te dhene ne futbollin e luajtur! Sot ka falenderime per te gjithe duke filluar nga presidenti, te gjithe drejtorat teknik, shefi i klubit, stafi mjekesor dhe te gjithe trajneret nga i pari Armando Cungu qe e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka! Padiskutim falenderoj te gjithe futbollistet qe kemi punuar bashke sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallacin si dhe Kapitenin ne detyre Besar Musolli me te cilet kemi kaluar shume momente te veshtira per ta bere ekipin tashme nje nga ekipet me te forta ne Shqiperi! Uroj qe kete ta bejne edhe te tjeret ne vazhdim qe e kane marre persiper! Dhe si perfundim nje falenderim per ata qe une i kam quajtur oksigjeni i ekipit TIFOZAT KUKSIAN per te cilet ishte kenaqesi qe u kam dhene momente te gezueshme me golat dhe preformacen time! Faleminderit familja FK.KUKESI! I Juaji Y.SH 4!(Ing).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet