
Bota e futbollit në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare legjenda e futbollit dhe një ndër ikonat e këtij sporti, Diego Armando Maradona. Lajmi është raportuar sot pasdite nga mediat argjentinase “Clarin” dhe “Ole”.
Mësohet se ish-Kampioni i Botës në vitin 1986 ka pësuar një arrest kardiak në banesën e tij në Tigre. Ikona e futbollit botëror po rehabilitoj pas një operacioni në tru. Ekipi i specializuar i mjekëve bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë, por pa ia dalë mbanë.
Kujtojmë që Maradona festoi më 30 tetor të këtij viti 60-vjetorin e tij të lindjes, pa ditur se zemra do ta “tradhtonte” dhe fati do t’i paracaktonte një fund tragjik. Diego u lind në një familje të varfër të Buenos Aires-it në Argjentinë, ku ishte djali i vetëm pas katër motrave.
Debutimin e tij si futbollist profesionist do ta bënte 10 ditë para ditëlindjes së gjashtmëdhjetë te ekipi i Argentina Juniors, ku do të spikaste si një talent i rrallë që kishte një të ardhme premtuese.
Mandej “djaloshi i artë” bëri kalimin te ekipi më me traditë në Argjentinë, Boca Juniors, ku tifozët do ta shihnin si një “Zot” të vërtetë. Që prej këtij momenti karriera e tij njohu vetëm ngjitje, ku në vitin 1982 ai do të bënte kapërcimin e madh te Barcelona.
Megjithatë klubi ku mori famë botërore si lojtar ishte Napoli, qytet ku rrëmbeu zemrën e tifozëve përjetësisht. Karriera e Maradonës do të vazhdonte te Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën duke u kurorëzuar si Kampion Bote në vitin 1986.
Një njeri rebel dhe i pamësuar me rregullat, i rrethuar nga skandalet në jetën personale që ishte e mbushur me konsum kokaine, varësi ndaj alkoolit, dhe skandale seksuale.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply