Tronditet bota e futbollit, ish-mesfushori vritet me breshëri plumbash pranë shtëpisë

Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i rëndë, ekzekutimi me armë zjarri i ish-mesfushorit afrikan Mark Batçelor.

Ai ka ndërruar jetë në automjetin e tij pasi u sulmua nga dy persona të paidentifikuar, të cilët lëshuan një breshëri plumbash në drejtim të tij.

Ish-futbollisti po udhëtonte me automjetin e tij për në drejtim të shtëpisë, kur dy persona me një motor, i kanë dalë para duke e qëlluar.

Grupi hetimor ngre dyshime se bëhet fjalë për një vrasje me paramendim, ndërkohë që kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

Batçelor kishte debat dhe konflikt edhe te lokali para ngjarjes, ndërkohë që autorët, pasi e kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes duke mos prekur asgjë për të lënë gjurmë.

“Ai u sulmua nga dy persona që po ecnin me motor. Ai ishte duke u larguar nga lokali i tij, kur personat e kanë sulmuar”, u shpreh zëdhënësi  për shtyp i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet