Tronditet bota e futbollit, ish-futbollisti vritet me armë zjarri

Ish lojtari i Saint Etien Uilliam Gomis ka ndërruar jetë. Këtë lajm e ka konfirmuar klubi francez. 19-vjeçari, që u largua nga Liga 1 këtë verë pas 5 viteve të luajtura aty, thuhet se u qëllua për vdekje në La Seyne-sur-Mer, një komunë franceze pranë Toulon, edhe pse rrethanat rreth vdekjes së tij ende nuk janë konfirmuar.

Policia tha se në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja kallashnikovi. Edhe një djalë 14 vjeç thuhet se vdiq gjithashtu në po këtë rast. Gomis kishte qenë pjesë e Saint Etien që në moshën 15 vjeç. Futbollisti do të mbushte 20 vjeç në muajin dhjetor 2018. Të gjithë pjesëmarrësit e klubit shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të futbollistit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet