
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka tronditur zonën duke shqetësuar banorët e pallateve përreth ndërsa është ndjerë edhe në lagjet pranë. Një person ka mbetur i plagosur, bëhet fjalë për një 78-vjeçar i cili ka djegie në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Ai u dërgua me urgjencë në spital. Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave. Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. Bëhet e ditur se qarkullimi në rrugën Syggrou është ndërprerë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply