×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

UEFA, “shuplakë” Manchester City-t, përjashtohet për dy sezone nga Champions League

UEFA ka marrë një vendim të rëndë për kampionët e Premier League, Manchester City-n, duke tronditur tifozët e “qytetarëve”.

Kështu, City është përjashtuar nga Champions League dhe çdo kompeticion europian për dy sezone, atë 2020-2021 dhe 2021-2022.

UEFA e ka ndëshkuar klubin me një gjobë që kap vlerën 30 milionë euro për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar.

Në reagimin e parë mbi vendimin drejtuesit e City shprehen “të zhgënjyer por jo të suprizuar” nga vendimi të cilin e konsiderojnë si “paragjykues”.

Në vendimin e UEFA thuhet: “Dhoma e Hetimit, duke marrë parasysh të gjitha provat, kuptoi se Manchester City kishte bërë shkelje serioze të rregulloreve duke fryrë të ardhurat nga sponsorizimet në llogaritë e saj në informacionin që i dha UEFA-s për periudhën 2012-2016. Dhoma e Hetimit ka imponuar masa disiplinore ndaj Manchester City-t duke udhëzuar që të përjashtohet nga pjesëmarrja në aktivitetet për klube të UEFA-s në dy sezonet e radhës (2020/21 dhe 2021/22) si dhe të paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh”.

Kujtojmë që UEFA nisi hetimin pasi një haker siguroi dokumente të cilat u publikuan në mediat gjermane, ku tregohej se si ishin fryrë shifrat në sponsorizimet e klubit, falë kompanive që ishin të lidhura në mënyrë direkte me grupin në Abu Dabi që zotëron Manchester City, për të anashkaluar Fair Play Financiar.

E vetmja shpresë për City-n dhe tifozët tanimë mbetet apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) që ndodhet në Zvicër. Nëse vendimi mbetet në fuqi atëherë me gjasë klubi i madh do të pësojë largime, duke nisur nga trajneri Pep Guardiola për të vijuar me “yjet” e shumtë që skuadra zotëron.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kreu i FSHF-së i përvishet Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime. Kaq e vështirë është…

Kreu i FSHF-së i përvishet Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime. Kaq e vështirë është…

Publikuar më 18.09.2020
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka,...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i është drejtur me një letër Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Letra ka për qëllim që të vërë në dukje mungesën e investimeve në futboll, mlosmbajtjen e premtimeve, që vetë Rama i kishte përcaktuar disa kohë më parë. Në letër, Duka thekson se futbolli nuk do mëshirë […]

Lexo më shumë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e madhe italiane

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prezantohet te skuadra e madhe italiane

Publikuar më 17.09.2020
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht...

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Serie A në Itali. Marash Kumbulla do të mbaj të veshur fanellën me numër 24 dhe ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Romës duke ka bërë një hap para në karrierën e tij. Ai do të huazohet për dy vite, por e ka mundësinë e […]

Lexo më shumë

Lionel Messi fiton betejën 9-vjeçare me vendimin e gjykatës së lartë të BE

Lionel Messi fiton betejën 9-vjeçare me vendimin e gjykatës së lartë të BE

Publikuar më 17.09.2020
Futbollisti Lionel Messi mund të regjistrojë një markë tregt...

Futbollisti Lionel Messi mund të regjistrojë një markë tregtare nën emrin e tij, konfirmoi gjykata e lartë e BE, të enjten pas një beteje ligjore nëntë vjeçare. Gjyqtarët në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian lanë në fuqi një vendim të Gjykatës së Përgjithshme të vitit 2018, i cili zbuloi se fama e Messit e […]

Lexo më shumë

Bogdani: Roma bëri goditje me Kumbullën, më impresionoi vjet kur markoi Lukakun

Bogdani: Roma bëri goditje me Kumbullën, më impresionoi vjet kur markoi Lukakun

Publikuar më 17.09.2020
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar me Romën për ...

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar me Romën për 5 vitet e ardhshme. Lidhur me Marash Kumbullën ka folur ish-lojtari i kombëtares Erjon Bogdani. Në intervistën e tij, Bogdani thekson se Roma ka bërë një goditje të madhe duke transferuar Kumbullën, teksa edhe ai vetë është impresionuar nga rritja që ka bërë futbollisti i datëlindjes […]

Lexo më shumë

Liga Profesioniste i përgjigjet qeverisë: Nuk i keni dhënë zgjidhje katër kërkesave tona

Liga Profesioniste i përgjigjet qeverisë: Nuk i keni dhënë zgjidhje katër kërkesave tona

Publikuar më 16.09.2020
Ekipet e futbollit të Kategorisë Superiore kanë vendosur të ...

Ekipet e futbollit të Kategorisë Superiore kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin e futbollit derisa qeveria  të plotësojë katër kërkesat e artikulara më herët. Ky vendim u mori formën e tij të prerë në mbledhjen e përfaqësuesve të Ligës Profesioniste e cila u mbajt gjatë ndeshjes së Kombëtares në Minsk. Ndërkohë sot, Liga ka reaguar […]

Lexo më shumë

Duka: Të mos shpikim rrotën, por të kopjojmë botën. Presidentët kishin frikë diçka

Duka: Të mos shpikim rrotën, por të kopjojmë botën. Presidentët kishin frikë diçka

Publikuar më 14.09.2020
Në lidhje me influencën politike, Z. Duka u shpreh se: ̶...

Në lidhje me influencën politike, Z. Duka u shpreh se: “Presidentët e kanë pasur merakun që kjo do bëhej politike. Por po të shikoni sloganin, etiketohen qeveritë dhe jo qeveria. Shqipëria nuk shpik rrotën. Le të kopjojmë botën, të shohim si e kanë ndërtuar atë shtratin e zhvillimit të futbollit. Nuk jam për bojkot. Po […]

Lexo më shumë

A ka hapur Duka konflikt me Ramën? Duka: Kam folur me shumë zyrtarë dhe nuk i kam bindur dot

A ka hapur Duka konflikt me Ramën? Duka: Kam folur me shumë zyrtarë dhe nuk i kam bindur dot

Publikuar më 14.09.2020
Armand Duka në “Pressing” ka folur edhe për financat e fubol...

Armand Duka në “Pressing” ka folur edhe për financat e fubollit. Sipas Z. Duka: “TVSH 6%, tatim fitimi i futbollistëve të mos paguhet për 10 vite, të falen kamatëvonesat e detyrimeve fiskale dhe një ligj sponsorizimi favorizuar për bizneset. Këto janë katër kërkesat e klubeve, ndërkohë që qeveria ishte njohur me të që një muaj […]

Lexo më shumë

Bojkoti i Ligës Superiore/ Armando Duka: Janë katër kërkesa, duhet të kemi një mirëkuptim, Rama premtoi por nuk bëri gjë esenciale

Bojkoti i Ligës Superiore/ Armando Duka: Janë katër kërkesa, duhet të kemi një mirëkuptim, Rama premtoi por nuk bëri gjë esenciale

Publikuar më 14.09.2020
Çfarë po ndodh me Ligën shqiptare? Fryma është për ta shmang...

Çfarë po ndodh me Ligën shqiptare? Fryma është për ta shmangur bojkotin. Pse e pranuat ju idenë e bojkotit? Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armando Duka, i ftuar në emisionin Pressing të gazetarit, Gerti Çarçani ka folur në lidhje me bojkotin e futbollit në vend. Do ishte mirë të kishte mirëkuptim për skuadrat […]

Lexo më shumë