Tri kamera të pasme, zbulohen detajet mbi gjeneratën e ardhshme të iPhone

Detaje mbi kamerat e gjeneratës së ardhshme të iPhone janë zbuluar në një raport të ri të analistit të njohur të “Apple” Ming-Chi Kuo, të publikuar në “9to5Mac”.

Konfirmohet fakti që pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të kenë tre sensorë kamerash në pjesën e pasme të telefonëve. “Apple” mund të përfshijë një lente me kënd të gjerë 12-megapiksël përpos kamerës kryesore dhe asaj të zmadhimit optik 2x.

Shumica e telefonëve Android tashmë kanë një lente me kënd super të gjerë dhe një lëvizje e tillë nga “Apple” është mese e natyrshme duke u dhënë përdoruesve më shumë fleksibilitet.

Një material i veçantë për xhamin që mbulon tre lentet e pasme pritet të përdoret nga “Apple”, për t’i bërë ato më të padukshme.  Pasardhësi i iPhone XR nuk do të ketë një, por dy kamera të pasme. Funksioni kryesor i kamerës së dytë mund të jetë zmadhimi optik.

“Apple” ka menduar që në pjesën ballore të përmirësojë ndjeshëm kamerën për “selfie”-t. Ndërkohë që rezolucioni i saj mund të rritet nga 7 në 12-megapiksel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet