Tri javë pas vrasjes, Serbia merr autopsinë e Ivanoviç

Kanë kaluar plot tri javë nga vrasja e Oliver Ivanoviç dhe nuk ka akoma asnjë person të dyshuar për ekzekutimin mafioz në veriun e Kosovës. Por pavarësisht kësaj, autoritetet kosovare dhe ata serbe po bashkëpunojnë për zbardhjen e vrasjes, shkruan Klan Kosova.

Prokuroria e Mitrovicës ka pranuar që disa dokumente të hetimeve t’i jepen palës serbe. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë i Kosovës Abelajd Tahiri. Ai nuk ka specializuar se ç’dokumente i janë dhënë palës serbe. Instituti i Mjekësisë ka bërë autopsinë e trupit të vdekur të Ivanoviçit.

 

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet