Trepça 89, ekipi i parë i Kosovës që merr pjesë në Eliminatoret e Ligës së Kampioneve

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Trepça 89 është ekipi i parë i Kosovës që ka hyrë në hedhjen e shorit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2017-2018.

Sipas shortit, Trepça 89 do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe, për t’u ndeshur me ekipin vendës, Vikingur, në xhiron e parë. Takimi i parë Vikingur-Trepça 89 zhvillohet më 27 ose 28 qershor, ndërsa ai i kthimit më 4 ose 5 korrik.

Nëse ekipi kosovar rezulton fitues atëherë në xhiron e dytë e pret Hafanarfjordur, kampioni në fuqi i Islandës. Kosova është bërë anëtare e UEFA-s në maj të vitit 2016, por kampionit të atëhershëm, Feronikeli, nuk i ishte dhënë licenca për të marrë pjesë në garat e kaluara.