Trepça 89 e Kosovës për të parën herë në hedhjen e shortit të Ligës së Kampionëve

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Trepça 89, ekipi i parë i Kosovës, që merr pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2017-18, për të parën herë ka hyrë në hedhjen e shortit, i cili u mbajt sot, vetëm 16 ditë, pas finales së fundit të kësaj gare prestigjioze futbollistike evropiane, shkruan Rel.

Sipas shortit, Trepça 89 do ta bëjë një rrugë të gjatë për në Ishujt Faroe, për tu ndeshur me ekipin vendës, Vikingur, në xhiron e parë, ndërsa fituesin e pret kampioni i Islandës, Hafnarfjordur, për xhiron e dytë. Kosova është bërë anëtare e UEFA-s në maj të vitit 2016, por kampionit të atëhershëm, Feronikeli, nuk i ishte dhënë liçenca për të marrë pjesë në garat e kaluara. Takimi i parë Vikingur – Trepça 89 zhvillohet më 27 ose 28 qershor, ndërsa ai i kthimit më 4 ose 5 korrik, raporton agjencia Reuters nga Gjeneva.

/D.Xh/