×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tre ungjillorë të poezisë

foto-letra-frederik reshpja moikom zeqo dhe niko kacalidhaNga Vasil Vasili

Kanë ardhur tre ungjillorë… Rreshpja, Zeqo dhe Kacalidha. Një brez pasardhës po s’e vrau… brezin paraardhës nuk shugurohet si brez pasardhës. Rreshpja, e kërkonte brezin paraardhës, për ta vrarë, në zanafillë të poezisë shqipe. Ai, me dhembjen e tij të kristaltë, kapërceu kangjellat e De Radës dhe u bë Rreshpja. Moikomi, për t’u bërë e ardhme, më e saktë do ishte, për t’u bërë e shkuar, se atje janë strehuar të mëdhenjtë, e ka kërkuar dhe ende e kërkon me këmbëngulje brezin paraardhës, për ta vrarë, në bashkohësi.

Paraardhësi i Kacalidhës ka qënë kozmolirika, ai e ka vrarë kozmolirikën me surealizmin e tij. Liriku i lindur s’vret dot, por poeti e ka të domozdoshme të vrasë mësuesin për t’a rigjallëruar lirizmin e tij.

Të tre ungjillorët i kanë brenda vetes të vrarët, që janë bërë zëri i dytë i tyre. Rreshpja, me shenjtërinë e tij, ka ndikuar edhe mbi dy ungjillorët e tjerë. Moikomi, rravgon si akademik mistik pranë shenjtërisë së Rreshpjes. Kacalidha, pranë shenjtërisë së Rreshpjes, ngron vezët e zanafillës. Poezia e tre ungjillorëve ka këndvështrime të brendshme. Ajo ka pajtuar utopitë (e tyre) me një realitet dhe ka krijuar vetveten.

Këndvështrimi i brendshëm është risi e poezisë. Risitë kthehen në ligjërime. Të tre ungjillorët kanë ligjërimet e tyre. Shpesh, kritika, s’i kap e s’i hap dot ligjërimet, se ato janë shumë hapa para saj. Ato presin një ditë t’u çelen zërat e fjalëve. Për fenomenin Rreshpja, lexuesi ka ushtruar trysni mbi kritikën. U desh të kalonte një brez, që të kuptohej Rreshpja. Për fenomenin Moikom, kritika sqimatare dhe lexuesit përzgjedhës kanë ushtruar trysni mbi kritikën dhe lexuesin e plogët. Pasi kaloi një brez, Moikomi ka filluar të kuptohet. Për fenomenin Kacalidha, kritika ka qënë e vakët. Lexuesit përzgjedhës ushtrojnë trysni mbi kritikën për ta bërë me shqisa. Ende Kacalidha s’është kuptuar ç’i ka sjellë kozmolirikës. Ndërsa në Greqi është i vlerësuar si poet madhor i saj.

Kritika, për tre ungjillorët, do të mbetet përherë në borxh. Për Moikomin borxhi do të rritet. Midis kujtesës dhe kujtesës krijuese, çmohet kujtesa krijuese, sepse është e lidhur me kodet e fshehta të krijimit. Ajo e ushqen me trajta kujtesën dialoguese të unit estetik. Çdo kujtesë krijuese buron nga një kujtesë psikike e cila është ama e estetikës. Te Rreshpja, kujtesa krijuese është e lidhur me kodet e dhembjes. Kodet e dhembjes janë në poezitë e Rreshpjes. Kodet e dëlirësimit, që përjeton lexuesi, janë perceptim shoqëror. Ato, Rreshpja, s’i ka përfillur. Te Moikomi, kujtesa krijuese është e lidhur me kodet e pazbuluara të kohës. Ai operon gungat e kohës dhe merr hua kohë për kohën e tij. E sotmja (e tij) është nerv i së përjetshmes. Te Kacalidha, kujtesa krijuese është e lidhur me kozmolirikën. Në ngazëllimin e shndërrimit kozmolirik sython lumturia me paqe, që s’e njeh rekuiemin. Revolucioni i kozmolirikës s’ka pikë mbërritje prandaj është evolucion i përhershëm. Edhe Rreshpja është kozmolirik, sepse ai ka kodet e estetikës së dhembjes, që janë qenie të ndjeshme ikumenike. Kozmolirika është një nga degët e pemës filozofike të njeriut e shtypur nga muzat e luftës. Nga tre ungjillorët, Kacalidha e përfaqson më plotë kozmolirikën.

Moikomi është poet qytetar i klasit të parë. Ai është edhe më tepër se poet qytetar, ai është poet i qytetërimeve. Të tre ungjillorët, kanë vetëdije për talentin. Ligjërimet e tyre janë prova.

Të tre ungjijtë janë shkruar nga muza e dhembjes, e kohës dhe e kozmolirikës. Ata janë ungjij paganë, po një degë e tyre është ngjyer në gjakun e Krishtit. Të tre janë të lidhur me të veçantat e tyre. Dhembja është një peshë mbi një kohë, koha është një ëndërr mbi një dhembje dhe kozmolirika është një gjendje, që duhet të vijë mbi një dhembje dhe mbi një kohë. Ungjillori Rreshpja ka lindur me shenjën e dhembjes. Dhembja i ka përcaktuar figurën. Gjithë shenjat e poezisë i ka vënë në shërbim të saj. Kodet e dhembjes i kemi të lindura dhe rrugët e dhembjes janë të njohura. Dhembja është një kozmos. Por jo një kozmos i mundur. Këtë e thotë ungjilli sipas Rreshpjes. Këtij ungjilli duket sikur i është dhënë për të shprehur pjesën, jo të tërën. Atij i është dhënë plaga e trupit për të ndërtuar trupin. Ai është ungjilli i dhembjes (së plagëve).

Ungjillorit Moikom, ritmi i kohëve i përcakton dendurinë dhe cilësinë e figurës, e cila është fantafigurë,    Fantastika e lidh me alkimistët, shkenca e lidh me qytetërimet, por kodet e kohës janë kyçur. Kjo është një poetikë utopike ose poetikë e dëlirë. Ne shkojmë te koha si fli të saj. Kodi i kohës është më mistiku, këtë e thotë ungjilli sipas Moikomit. Koha dhe qytetërimet i kanë dhënë cilësitë e veta ungjillit sipas Moikomit. Tani ai është bërë një pllakë kujtese. Ai shkon te pjesa (hollësia) nëpërmjet së tërrës. Ai është ungjilli i të tërrësishmes për të ruajtur kujtesën. Ungjillori Kacalidha, rizbulon zanafillën e kozmolirikës si rend i harmonisë muzikale të fjalës. Çdo poezi e tij është një pemë fjalësh të përafërta. Përafëria e fjalëve dhe, pas tyre qëndrojnë përafëritë e dukurive, është një mënyrë bashkëjetese. Ende harmonia e mendimit s’e ka ngritur kozmogoninë e vet. Ungjilli, sipas Kacalidhës, është më i brishti, por ai thotë një të vërtetë, që s’e gjen te ungjijtë e tjerë. E ka thënë duke mos e thënë shprehimisht dhe ky është nervi i fuqisë së këtij ungjilli. Kozmolirika ka qënë një herë, kur shkërbente pemën e fjalës, ciklet e natyrës dhe urtësinë. Ajo është e përjetëshme. Pastaj erdhën kodet e dhembjes dhe mëpastaj, kodet e kyçura të kohës. Në emër të Rreshpjes, të Moikomit dhe Kacalidhës, sipas ungjijve të tyre, po vjen ungjilli i katërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm

Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm

Publikuar më 10.07.2020
Iliada Mata Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm në saj...

Iliada Mata Bota po shndërrohet në një shtet të vetëm në sajë të globalaizmit. Po ç’është globalizmi? Një ndërveprim dhe bashkëpunim ndërmjet shteteve të të gjithë globit në aspektin ekonomik, politik tregtar, kulturor, fetar etj. Këtë mundësi e ka çdo individ. Globalizmi ka bërë të mundur një zhvillim kolosal në të gjithë botën. Tanimë blerja […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Publikuar më 03.06.2020
Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është f...

Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. […]

Lexo më shumë

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Publikuar më 18.05.2020
Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Ro...

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë