Tre studentë të plagosur në një sulm pranë një kolegji në Francë

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një shofer ka drejtuar makinën drejt një grupi studentësh pranë qytetit francez jug-perëndimor të Toulouse, duke plagosur tre prej tyre.

Dy nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje të rëndë. Ndërsa mendohet se studentët janë me origjinë kineze të moshës 20 dhe 23-vjeç. Incidenti ndodhi jashtë një kolegji në periferi të Blagnac.

Mediat franceze duke cituar policinë thanë se incidenti ishte i qëllimshëm por shoferi i cili mësohet se është 28-vjeç nuk përfshihej në listën e sigurisë së lartë, ai është arrestuar nga autoritetet.

Gjithashtu mediat franceze bëjnë me dija se autori i sulmit është i njohur për vepra të tjera penale të lidhura me drogën.