Tre shqiptarë kapen me 17 kg drogë në Itali

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Komo të Italisë. Ata janë kapur me 17 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Të arrestuarit janë identifikuar me emra dhe ata janë Agim Proshka, lindur në vitin 1980, Edison Proshka lindur në vitin 1991 dhe Jurgen Verbofshi lindur në vitin 1998. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarëve iu janë gjetur drogë dhe sende të tjera si armë dhe pajisje me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës të sekuestruar, policia ka kontrolluar banesën e Agim Proshkës. Ata gjetën shumë pasuri, ku kishte dy makina të shtrenjta dhe një shumë parash prej 8400 euro. Të gjitha janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /D.Xh/

 

 

 

 

 

Të tjera

Abissnet