Tre shqiptarë bien në prangat e policisë greke, njëri i arratisur nga burgu

Tre shqiptarë mësohet se kanë përfunduar sot në prangat e policisë greke. Mediat helene raportojnë se arrestimet u kryen në zonën e Boetoias, pranë Athinës, ku një helikopter i Bluve pikasi 1.000 bimë narkotike.

Uniformat blu nisën kontrollet në zonë duke arrestuar tre shqiptarë. Pas verifikimeve të hollësishme u zbulua se njëri prej tyre vuante dënimin për vrasje dhe ishte arratisur nga burgu.

Shqiptari ende i paidentifikuar, mësohet se kishte përfituar nga një leje 5-ditore duke mos u kthyer sërish në qeli.

Ndërkaq, nuk bëhet me dije as identiteti i të arrestuarve të tjerë, apo më shumë detaje rreth operacionit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet